Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se UNMIK-ut duhet t’i ndërprehet mandati në Kosovë. “Vazhdimi i misionit të UNMIK është vazhdim i konfuzionit për të gjithë. Ndërprerja e mandatit të këtij misioni është i nevojshëm dhe krijon qartësi institucionale”, ka shkruar Haradinaj në Facebok. Haradinaj e ka bërë këtë deklaratë, një ditë pasi shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën e ka fajësuar Kosovën Qeverinë e saj për tensionet e shkaktuara në fund të shtatorit në veri.