Vizita e ministrit të Brendshëm izraelit, Itamar Ben-Gvir në kraterin e shkaktuar nga një raketë iraniane që goditi në fundjavë qytetin jugor të Aradit nuk u mirëprit nga të gjithë. Një grua izraelite u përball me politikanin ultra të djathtë të Izraelit, duke e akuzuar atë si përgjegjës për vdekjet dhe shkatërrimin. Videot që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë gruan teksa e quan Ben Gvirin një hebre nazist. “Ti sjell vetëm vdekje! Ti nuk ke punë këtu! Largohu nga qyteti im”, i drejtohet gruaja zyrtarit të qeverisë së Netanjahut. Përballja ndodhi në zonën ku një raketë balistike iraniane plagosi 118 persona, teksa televizioni shtetëror izraelit raportoi se një lagje e tërë në qytetin e Aradit u shkatërrua si pasojë e shpërthimit masiv.