Ngjarja makabre në Shënavlash të Durrësit, ku u vra me armë zjarri Pëllumb Meta ka marrë një tjetër drejtim. Vajza e tij Hygerta Meta 19 vjec pranoi se e kishte vrarë e më pas varrosur të atin, por hetimet tregojnë se qitësi ka qenë djali i madh i viktimës Hysen Meta 25 vjec. Ky i fundit bashkë me vëllanë e vogël Amarildon dhe Hygertën janë vendosurn në pranga, pasi të tre morën pjesë në vrasjen e babait të tyre, ndërkohë bashkëshortja e këtij të fundit Blerina Meta po hetohet në gjendje të lirë.