Top News-Thirrjet për vaksinim shkojnë kot!/Pas tetorit, edhe në nëntor shifra të ulëta
01/12/2021 20:21

Procesi i vaksinimit në vendin tonë ka shënuar një tjetër ulje të ndjeshme gjatë muajit nëntor. Nga të dhënat zyrtare, të përpiluara nga Zëri I Amerikës, bëhet me dije se në total janë kryer pak më shumë se 126 mijë vaksinime për dozë të parë apo të dytë, ose një mesatare ditore prej 4203 vaksinimesh. Nga këto, 2310 kanë qenë doza të dyta. Për rrjedhoje, mesatarisht, vetëm 1900 qytetarë në ditë, janë paraqitur për t’u vaksinuar rishtazi. Krahasuar me një muaj më parë, bëhet fjalë për një rënie prej afro 27 përqind. Kjo do të thotë që ka një humbje interesi nga ana e qytetarëve për të marrë dozën e parë. Kjo ndoshta sepse, është vënë re qe paravësisht nëse je apo jo I vaksinaur, transmetueshmëria e virusit në trupin e njeriut është e njëjta, ose e thënë ndryshe, një person nuk ka 100 përdind imunitet nga vaksina. Gjithsesi, vihet re që ka një përgjysmim të numrit të personave që paraqiten në qendrat shëndetëosre për të marrë dozën e vaksinës. Në muajt gusht dhe shtator, kur fillimisht vaksnimi u hap për të gjithë qytetaret, mesatarisht 8900 persona në ditë mernin një dozë vaksine. Ndërkohë, duket se ka një interesim më të lartë të atyre që janë vaksinuar dhe po bëjnë tani dozën e tretë. Gjatë muajit nëntor, kur u miratua dhe doza e tretë, atë e kanë marrë më shumë se 67 mijë qytetarë, ose mesatarisht mbi 2200 në ditë. Nga ana tjetër, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu këtë të mërkurë përsëriti thirrjen për vaksinim të popullatës, edhe nën dritën e shfaqjes së variantit të ri Omicron, i cili ka vënë në alarm shumë vende të botës.

Top Channel/ Katër të plagosur në aksident. Nga përplasja e dy automjeteve u bllokua edhe rruga Elbasan-Peqin
20/12 22:40
Top Channel/ Tiranë, arrestohet indoneziania. 20-vjeçarja e la në ballkon, foshnja e porsalindur ndërroi jetë
20/12 22:36
Top Channel/ Grabitet kambana e manastirit. Objekti 250 vjeçar në Sarandë është monument kulture
20/12 21:09
Top Channel/ “Shqipëria, më pro-amerikania në botë”! Marco Rubio pret ambasadorin Ervin Bushati
20/12 19:25
Top News – Pse nuk hetua monopoli i Allajbeut? Autoriteti i Konkurrencës: E gjobitëm para…7 vitesh
20/12 18:33
Top News- Protestuesit e Lapajt përplasen me policinë, tensione gjatë tubimit tek Kryeministria
20/12 18:00
Top News- Ngacmoi vajzat e mitura seksualisht dhe rrahu bashkëshorten, kapet 40-vjeçari në Kukës
20/12 17:12
Top Channel/ Mbizotërojnë prodhimet turke dhe kineze në tregjet e festave të fundvitit
20/12 15:26
Top Channel/ Pas shpalljes së Shqipërisë si zonë e pastër, hiqen kufizimet për kafshët me Kosovën
20/12 15:25
Top Channel/ Sërish incident në Shkodër mes adoleshentëve por këtë herë pa pasoja
20/12 15:19
Top Channel/ Qytetarët kanë kërkuar ndërhyrjen e ILD, të pakënaqur me gjyqtarët dhe prokurorët
20/12 15:16
Top Channel/ Protesta e mbështetësve të Adriatik Lapajt përpara Kryeministrisë
20/12 15:10
Top News- ‘Sqarohemi pas mësimit’/ Gjimnazistët sherr në Vaun e Dejës, tjetër episod dhune
20/12 15:10
Top Channel/ “Në dosje 11 tendera me 1.1 mld euro”, PD: Të mblidhet mbledhja për Ballukun
20/12 15:07
Top Channel/ Protestuesit përplasen fizikisht me policinë, ç’ndodhi te protesta e Adriatik Lapajt
20/12 14:58
Top News- Dy të arrestuar për tritolin në Vlorë/ Babë e bir në pranga, u zbuluan nga makina
20/12 14:25
Top News- E pazakontë në Sarandë! U çajnë gomat gomat. policia në kërkim të autorëve
20/12 14:23
Top Channel/ “Dilni në shesh”, protestuesi: ju që rrini në shtëpi, po ngrini bustin e diktatorit
20/12 13:33
Top News – Lapaj fton partitë e tjera t’i bashkohen në protestën poshtë zyrës së Ramës
20/12 13:17
Top News- Fadroma hedh në tokë karburantin, ishte pa leje, Rama ndan pamjet e aksionit të IMT
20/12 13:11
DIGITALB DIGITALB