Gjykata e Posaçme ka dënuar me 5 vite burg Bledar Zenelin, i akuzuar për terrorizëm, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai përfitoi ulje me 1/3 duke u dënuar përfundimisht me 3.4 vite heqje lirie. Zeneli u arrestua me urdhër të prokurorisë së Posaçme në bashkëpunim, pasi dyshohet se përmes rrjeteve sociale bënte thirrje për sulme terroriste dhe mbështetje të ISIS.