Homazhet e 3 vjeçarit të ndjerë Brian Spahiu u mbajtën në dyert e klinikës së mjekut Roland Xhaxho. Qytetarë e familjarë të të miturit ndezën një qiri në kujtim të tij, teksa në duar mbanin pankarta apeluese për drejtësi. Homazheve iu bashkua edhe një stomatolog, i cili solli përvojën e tij profesionale kur tha se infeksionet e dhëmbëve nuk duhej të trajtoheshin në një ditë.