Një 37-vjeçarbanues në fshatin Peraj është kapur në ambientet e një lokali në Tropojë, pasi ka thyer masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’. Gjatë kontrollit në oborrin e banesës ku 37-vjeçari vuante masën e sigurisë, shërbimet e Policisë kanë gjetur 940 gramë lëndë narkotike cannabis sativa. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.