Një 43 vjeçar, i cili theu masën e arrestit të shtëpisë për të shitur lëndë narkotike, u vu në pranga nga efektivët e policisë së Elbasanit. Pas informacioneve të marra në rrugë operaciove, efektivët e policisë së Elbasanit organizuan operacionin policor të koduar ‘Zaranika’ për lokalizimin dhe kapjen e 43 vjeçarit, Xhafer Deliu, i cili rezulton me një historik të konsiderueshëm precedentësh penalë.