Ndërsa në Theth ka nisur aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje, në oborrin e Kishës, është rikthyer një nga format më autentike të vetëqeverisjes në Malësitë e Veriut Kuvendi i Burrave të Shalës. Si dikur, pleqtë e fshatit u mblodhën për të shqyrtuar gjendjen që po kalon Thethi, në prani edhe të meshtarit të zonës, Dom Kastriot Demaj. Ata kanë kërkuar ndalimin e menjëhershëm të aksionit të prishjeve dhe shtyrjen e çdo veprimi që cenon jetën dhe pasurinë e banorëve autoktonë.