Disa dite pasi në zyrën e kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vucic mbërriti një propozim i ri për paqen, mediat në Beograd kanë zbardhur versionin franko-gjerman për Kosovën dhe Serbinë. Gazeta serbe “Danas” shkruan se në versionin e ri të këtij propozimit, Kosova merr anëtarësimin në Këshillin e Evropës, ndërsa Serbia merr Asociacionin e Komunave Serbe. Sipas gazetësm, ndryshe nga presidenti i Serbisë, kryeministri i Kosovës nuk ka pasur edhe aq shumë kundërshtime të theksuara për propozimin. Ai ka pranuar që marrëveshja përfundimtare duhet të nënshkruhet nga marsi i vitit të ardhshëm.