Lumi Ibër në qytetin e Mitrovicës është tharëpothuajse krejtësisht tre ditë më parë, ndërsa qytetarët nuk mbajnë mend të ketë ndodhur diçka e tillë asnjëherë në të kaluarën. Disa prej tyre mendojnë se janë temperaturat e larta që çuan në shterimin e ujit të lumit, por të tjerë fajësojnë vetë njerëzit për një situatë të tillë. Lumi tashmë nuk ka peshq ndërsa pjesa tjetër e botës nënujore është shkatërruar.