Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se beson fuqishëm në përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për të mundësuar arritjen e marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë. Ai i bëri komentet pas homazheve tek memoriali i ushtarëve të rënë të forcave të KFOR-it, gjatë luftës në Kosovë. Thaçi ka theksuar se shteti i Kosovës ka hequr të gjitha pengesat për rifillimin e dialogut me Serbinë.