Top News – Thaçi dhe Veseli/ Akuzohen për krime lufte
24/06/2020 16:59

Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka njoftuar se të mërkurën, u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerë, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. Në një komunikatë për shtyp, Zyra e Prokurorit ka bërë të ditur se: “Në aktakuzë pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë”. Aty është thënë se aktakuza është rezultat i një hetimi të gjatë dhe se një gjykatës i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale është duke analizuar aktakuzën për të vendosur nëse do t’i konfirmojë akuzat.“Prokurori i Specializuar e gjykon të domosdoshëm nxjerrjen e këtij njoftimi publik për akuzat, për shkak të përpjekjeve të përsëritura të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit për pengimin dhe sabotimin e punës së Dhomave të Specializuara të Kosovës”. Përveç kësaj, në komunikatë është thënë se Thaçi dhe Veseli “kanë ndërmarrë në fshehtësi një fushatë për shfuqizimin e ligjit që krijoi Gjykatën dhe ndryshe kanë penguar punën e Gjykatës në orvatje për t’i bishtnuar drejtësisë”. “Nëpërmjet këtyre veprimeve, Thaçi dhe Veseli kanë vënë interesat e tyre vetjake mbi viktimat e krimeve të tyre, sundimin e ligjit dhe popullin e Kosovës”, është thënë në njoftim. Lajmi për ngritjen e aktakuzave nga Gjykata Speciale vjen pak kohë para nisjes së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi drejt Uashingtonit, për t’u takuar me zyrtarët serbë, me ndërmjetësim të të dërguarit të Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Top Channel/ Kosova nën mbrojtjen amerikane: Jo shkëmbime territoresh, kujdes nga rusët
19/12 22:42
A do të jetë OSMANI presidente në KOSOVË?/ Çollaku tregon planet
19/12 20:11
Top Channel/ Dumani, detyrë të re në Kosovë?/ Ish- kreu i Spak, mund të angazhohet këshilltar në…
19/12 19:44
Top News- Eurodeputetët letër KE/ Kërkojnë të hiqen menjëherë të gjitha masat ndaj Kosovës
19/12 17:38
Top Channel/ BE hoqi masat ndaj Kosovës, Kurti: Të padrejta që në fillim!
19/12 14:40
Top News- Kosova nuk i mban mëri BE-së/ Kurti mirëpret heqjen e masave: Ulëm tensionet në veri
19/12 14:37
Top News- Pranga ish-ministrit e 6 zyrtarëve/ Goditet korrupsioni në Kosovë, abuzuan me shpronësimet
19/12 10:52
Top Channel/ Përplasje për ish-krerët e UÇK refuzohet qendra e veçantë e votimit
18/12 22:23
Top News- Gjenden eshtra në Rahovec, nisin gërmimet, dyshimet e para
18/12 21:46
Top News-Masakra e 34 civilëve në Malishevë/ Ngrihet aktakuzë kundër Ramadan Morinës për krime lufte
18/12 18:19
Top News – Lista Serbe rinis ndasitë në Kosovë. Tërheq nga Asociacioni katër komunat e veriut
18/12 17:13
Top Channel/ Veriu voton për tërheqje nga Asociacioni i Komunave të Kosovës: Duam bashkësinë tonë!
18/12 15:44
Top Channel/ Kosova, Von der Leyen konfirmon heqjen e masave: Tani, mbështetje financiare nga BE-ja!
18/12 10:48
Top News- Rama ndërhyn në fjalimin Osmanit: Kjo grua ka qenë e jashtëzakonshme sot
17/12 23:07
Top Channel/ Mitrovicë, hapet ura tjetër/ Kurti nis fushatën, në konsultim për urën kryesore mbi Ibër
17/12 19:56
Top News- Shpërblehet ‘paqja’ në veri/ BE heq pjesërisht masat ndëshkuese ndaj Kosovës
17/12 17:31
Top News- Frikë për incidente në zgjedhjet e 28 dhjetorit/ Policia nuk përjashton shtim efektivësh
17/12 14:17
Top News- ‘Syri i skifterit’ / Kosova, kontratë për sistemet e artilerisë amerikane
17/12 13:21
Top Channel/ Kosova përgatitet për luftë, blen nga Shtetet e Bashkuara HUMVEE Hawkeye!
17/12 12:11
Top Channel/ Më në fund, BE heq masat shtrënguese ndaj Kosovës: Vepruat mirë me pushtetin ne veri!
17/12 12:08
DIGITALB DIGITALB