Muaji tetor shënoi bilanc tragjik sa i përket numrit të aksidenteve rrugore të shënuara në të gjithë vendin. Në harkun kohorë të 31 ditëve, u shënuan 142 aksidente, të cilat prodhuan 186 të vrarë dhe të plagosur. Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ose 19.7 % janë shënuar gjatë ditës se enjte, ndërsa e premtja mban numrin më të ulët me 8.5 %. Nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 12 të mesditës kur edhe fluksi i automjeteve është më I madh është shënuar numri më i lartë i aksidenteve.