Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në kuadër të fushatës së ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, ka vizituar Poliklinikën Qendrore në Tiranë, ku është instaluar mamografia e re. Për të rritur ndërgjegjësimin dhe aksesin në shërbimin e mamografisë, Ministrja e Shëndetësisë tha se gjatë muajit tetor, do të ofrohet shërbimi me orar të zgjatur.