Ministri i drejtësisë, Ulsi Manja prezantoi këtë të hënë në prokurorinë e përgjithshme rekomandimet e qeverisë në luftën kundër krimit, të cilat bazohen në tetë shtylla kryesore dhe që synojnë rritjen e efektivitetit të sistemit të drejtësisë si dhe bashkëpunimit institucional. Sundimi I ligjit, Forcimi i luftës kundër kriminalitetit, Integriteti, transparenca dhe përgjegjshmëria, Eficienca dhe ngritja e kapaciteteve institucionale; Përdorimi i metodave bashkëkohore të hetimit; Bashkëpunimi me Ministrinë e Drejtësisë, ai institucionale e nërkombëtar ishin pikat kryesore.