Agjencia verikoreane e lajmeve, KCNA, ka thënë më 6 janar se një ditë më parë, Koreja Veriore ka testuar raketë hipersonike dhe se testimi ka treguar me sukses kapacitetet e raketës për t’u ngjitur dhe manovruar. Lansimi i 5 janarit përbën testimin e dytë të një rakete hipersonike në Korenë Veriore, prej muajit shtatorit të vitit të kaluar. Ushtritë japoneze dhe ajo jugkoreane kanë identifikuar lansimin e një rakete më 5 janar, mirëpo kanë ofruar pak të dhëna. Predha ka rënë në ujë.