Trupat amerikane kryen testimin e parë të sistemit të mbrojtjes nga raketat Iron Dome, në SHBA. Ky ishte i pari testim në të cilin ushtarët amerikanë përdorën Iron Dome për të qëlluar objektiva, përfshirë dronë. I projektuar fillimisht për të interceptuar raketa, Iron Dome është përmirësuar dhe mundet tani të rrëzojë në tokë edhe mortaja, dronë dhe raketa kruiz.