Prokuroria e Përgjithshme ka ngritur strukturat e posaçme në luftën kundër pastrimit të parave, hetimet pasurore apo çdo krim tjetër financiar. Janë 23 prokurorë, pjesë e seksioneve të posaçme, të cilët do të angazhohen posaçërisht në hetimet që lidhen me krimet në fushën e tatimeve, doganave, pastrimin e produkteve të veprës penale, financimin e terrorizmit, dhe sekuestrimin e konfiskimin e aseteve të krimit.