Shtetet e Bashkuara të Amerikës në koordinim me Mbretërinë e Bashkuar, sanksionuan njëmbëdhjetë individë që janë pjesë e grupit të krimit kibernetik Trickbot me bazë në Rusi. Rusia ka qenë prej kohësh një strehë e sigurt për kriminelët kibernetikë, përfshirë grupin Trickbot. Sanksionet u ndërmorrën nga Zyra e Departamentit Amerikan të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja, ndërkohë Departamenti Amerikan i Drejtësisë po hap edhe çështje penale për skemat e sulmeve kibernetike të krijuara nga këta individë.