Top News – Terroristët dhe paratë e financimit/ Maqedoni, hetimet shtrihen përtej kufijve
24/01/2021 13:16

Në fund të vitit të kaluar forcat special të Maqedonisë së Veriut vendosën diktatin e tyre ndaj një grupi personash të dyshuar si terroristë. Ata u arrestuan dhe hetimet tashmë janë në fazën më intensive, jo vetëm për faktin që veprimet e tyre janë me karakter terrorist, por edhe për të zbuluar se kush janë financuesit. Megjithëse asnjë e dhënë nuk ka dalë nga dëshmia e organizatorit të grupit terrorist Bujar Aliji nga Kumanova, policia ka siguruar komunikime në “Ëhatsapp” që mund të jenë prova të dobishme gjatë procedurës penale. Në grupin e parë të personave që dyshohen për terrorizëm janë edhe Valon Aqifi dhe Erduan Latifi. Për këtë të fundit, dosja penale dëshmon se është kapur në Turqi gjatë rrugëtimit për në vendet e Lindjes së Afërt, vepër për të cilën ka vuajtur dënim me burg. Grupi hetimor kishte ndarë pjesëmarrësit në qeli territoriale. “Qelia e Shkupit” e cila përbëhet nga Besir Fejzullahi, ish pjesëmarrës në luftërat e ISIS, Bunjamin Gashi dhe Jeton Krasniqi. Ndërkaq në “Qelinë e Kumanovës” janë kategorizuar emrat si Alajdin Saiti, Rilind Ajdini, Sunaj Imeri, Ilir Munishi dhe Donat Asani. Për dy të fundit dyshohet se pjesëmarrja e tyre në organizatën terroriste ka pasur për qëllim sigurimin e armëve. Ndonëse organizatori i grupit Bujar Aliji bashkë me Valon Aqifin dhe Erduan Latifin ishin kapur në fund të muajit gusht kur edhe ishte konfiskuar sasi e mjaftueshme e armëve, mjeteve shpërthyese dhe mekanizmave vetë shpërthyes aksionit të fund vitit, përkatësisht të 28 dhjetorit i parapriu alarmi i ngritur në mesin e muajit nëntor. Jo zyrtarisht në tregun e qytetit të Kumanovës ishte alarmuar për bombë, ndërsa në një çantë të dyshimtë ishte gjetur edhe një dorëshkrim i cili sipas burimeve anonime tregonte lokacionet ku do të zbatohej sulmi terrorist. Ky paralajmërim kishte ardhur në prag të sulmit terroristë në Vjenë të Austrisë ku u përfshinë disa shqiptarë dhe shumica e tyre nga Maqedonia e Veriut, përkatësisht rajoni i Tetovës dhe Kumanovës. Megjithëse në qytet ishte ngritur alarmi dhe kishte filluar zbatimi i planit operativ, policia dhe prokuroria për shkak të sekretit hetimor nuk ndajnë hollësi mbi vërtetësinë e alarmit për sulm terrorist. Vepra penale terrorizëm dhe organizatë terroriste në Maqedoninë e Veriut dënohet nga 10 vite deri në burg të përjetshëm.

Top Channel/ Trafikonte armë në Itali, arrestohet 30-vjeçari i dënuar si kreu i një grupi kriminal
09/08 15:41
Top Channel/ Polici shpëton të aksidentuarit, vlerësohet me certifikatë mirënjohje për ndërhyrjen
09/08 15:13
Top Channel/ Fluks në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, dhjetëra mjete drejt vendit tone
09/08 13:33
Top News- Emigrantët kthehen në atdhe për pushime/ Fluks në Kapshticës, shtohet numri i sporteleve
09/08 13:29
Top Channel/ Vijojnë zjarret në Finiq dhe Mirditë, ndërhyjnë nga ajri “Black Hawk” dhe “Canadair”
09/08 13:19
Top News- Tentoi të eliminonte 28-vjeçarin/ Gjatë sherrit plagoset dhe vëllai i autorit
09/08 12:54
Top Channel/Helmi nga konservat e prishura, çfarë po ndodh në Itali me botulizmin dhe si të mbrohemi
09/08 12:28
Top Channel/ Udhëtim mes maleve, suedezët përshkojnë me biçikleta Ballkanin dhe ndalen në Shqipëri
09/08 12:18
Top Channel/ Mbështetja e fermerëve, po aplikojnë për skemat e ndihmës për financimin në bujqësi
09/08 12:16
Top Channel/ Pastrimi i rrugëve në Korçë, 377 objekte do largohen vullnetarisht ose do shkatërrohen
09/08 12:14
Top News- Jahti luksoz ankorohet në Durrës/ ‘Dragonfly’ furnizohet me 600 mijë litra naftë
09/08 12:10
Top News- Durrësi, stacioni i superjahtëve, ‘bisha’ ankorohet në port
09/08 12:02
Top Channel/ 18 vatra zjarri gjatë 24 orëve të fundit, vijojnë flakët në 6 qarqe
09/08 11:41
Top News- Arrestohet 32-vjeçari në Krujë/ Droni zbulon parcelën me kanabis
09/08 11:39
Top Channel/ Droni zbulon parcelën me kanabis në Thumanë, bie në pranga 32-vjeçari
09/08 11:22
Top News- Aksident i trefishtë në Zvërnec, përfundojnë në spital dy persona
09/08 11:21
Top Channel/ Aksident i rëndë në Vlorë! Përplasen tre makina, dy të plagosur, mes tyre një fëmijë
09/08 11:18
Top News – 18 vatra zjarri në 24 orët e fundit/ Vijojnë flakët në Vlorë, Fier dhe Lezhë
09/08 10:56
Top Channel/Dy plagosje me thikë në Fier, pamje nga vendngjarja
08/08 23:03
Top Channel/ Dy plagosje me thikë në Fier
08/08 23:02