Presidenti i filipineve Ferdinand Marcos Jr, dënoi sulmin vdekjeprurës me bomba, të dielën, duke fajësuar teroristë të huaj, ndërsa policia dhe ushtria forcuan sigurinë në jug të vendit dhe përreth kryeqytetit Manila. Të paktën katër persona u vranë dhe 50 të tjerë u lënduan pasi një bombë shpërtheu gjatë një meshe katolike në maravi, një qytet në jug të filipineve që u rrethua nga militantët islamikë për pesë muaj në 2017-ën.