Tre persona u vranë dhe disa u plagosën nga të shtënat në qendër të Parisit të premten, sipas autoriteteve franceze. Numrin e viktimave e kanë konfirmuar prokurorët në Paris. "Janë tre të vdekur, një person në kujdes intensiv dhe dy persona me lëndime serioze. Po ashtu, i dyshuari që është arrestuar, është i lënduar ", thanë ata.