Ashtu siç pritej, energjia elektrike është ndërprerë në Gaza pasi stacioni i vetëm i saj i energjisë ka mbetur pa karburant. Që nga sulmi i Hamasit në fundjavë, Izraeli ka vendosur një rrethim të Gazës, duke ndërprerë furnizimet e saj me energji elektrike, karburant, ushqim, mallra dhe ujë. Kjo do të thotë që njerëzit në Gaza do të mbështeten te gjeneratorët për energji elektrike, nëse kanë karburant për t’i përdorur ato.