Top News – Tërmeti më i fortë në 40 vjet / Itali, evakuohen disa shkolla, panik në Napoli
30/06/2025 16:06

Një tërmet i fortë, me magnitudë 4.6, u ndje në Napoli dhe në zonën e kampeve Flegreje në orën 12:47 minuta të së hënës. Tërmeti kishte epiqendrën e tij në zonën e Bacolit, por u ndje në shumë zona të Napolit. Për momentin, nuk janë raportuar dëme në prona apo të lënduar. Nuk ka mbërritur po ashtu asnjë kërkesë për ndërhyrje në sallën e operacioneve të skuadrave të emergjencave. Një pjesë e kreshtës së ishullit Pennata, në Gjirin e Pocuolit, u shemb si pasojë e tërmetit. Disa shkolla ku po zhvilloheshin provime me gojë për maturantët, janë evakuuar. Mbrojtja Civile raporton se një valë sizmike është në zhvillim e sipër në zonë, me tërmetin më të fortë që është regjistruar në det, me një magnitudë 4.6. “I Campi Flegrei”, ose fushat flegreje, janë një rajon i gjerë me kratere vullkanike në perëndim të napolit. Ato mbajnë plot 24 kratere vullkanike. Në maj, zona pranë Napolit u trondit nga një tërmet me magnitudë 4.4 ballë. Gjatë gjashtë muajve të fundit, shkencëtarët kanë regjistruar më shumë se 3,000 tërmete më të vogla, një numër shumë më i lartë se aktiviteti sizmik i zakonshëm i rajonit. Ekspertët thonë se shpërthimet zakonisht paraprihen nga një rritje e aktivitetit sizmik, ndërsa rritet presioni nëntokësor. Këto tërmete të vogla mund ta dobësojnë shkëmbin mbi dhomën e magmës së vullkanit, duke e bërë më të lehtë kalimin e magmës. Gjeologët kanë vënë re gjithashtu një rritje të ndjeshme të gazrave të emetuara nga vullkani, një tjetër shenjë paralajmëruese.

Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52