Një tërmet tronditi ishullin kryesor Java të Indonezisë, duke dëmtuar mijëra ndërtesa dhe duke u marrë jetën të paktën 44 personave. Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së tha se tërmeti me magnitudë 5.6 ballë të hënën e kishte qendrën në provincën e Javës Perëndimore në një thellësi prej 10 km Lëkundjet e forta bënë që banorët në kryeqytetin Xhakarta të dilnin të tmerruar nga ndërtesat dhe të vraponin për të gjetur një vend më të sigurt.