Një tërmet i fuqishëm prej 5.8 ballë, ka goditur mëngjesin e kësaj të hëne ishullin e Kretës në Greqi. Nga tërmeti është shënuar viktima e parë, ndërsa 9 qytetarë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Viktima është 58 vjecar është një shtetas grek të cilin e zuri ballkoni i shtëpisë nën vete ndërsa ka mbetur I plagosur rëndë edhe një shtetas shqiptar. Epiqendra e tërmetit ishte 246 kilometra në juglindje të kryeqytetit grek, Athinës.