Japonia tërhoqi një njoftim për cunami të lëshuar pas një tërmeti me magnitudë 6.9 që goditi rajonin verilindor të vendit të premten, tha Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA). Agjencia më herët e kishte përcaktuar magnitudën e tërmetit në 6.7. Dallgë të vogla u raportuan sidoqoftë në prefekturat Hokkaido dhe Aomori, por nuk u raportuan dëme serioze ose të lënduar. Nuk u lëshuan alarme për cunami të premten për Bregun Perëndimor të SHBA-së ose Haëaii.