‘Dritarja’ kritike, 72 orëshe e shpëtimit, kur shanset për shpëtimin e të mbijetuarve janë më të mëdha, tashmë është ‘mbyllur’ në turqi e Siri, por, të mbijetuar po gjenden ende duke përmbysur kështu cdo parashikim të mundshëm. Skuadrat e shpëtimit, vazhdojnë të gërmojnë nën rrënoja por cilido që ata shpresojnë të gjejnë është stërmunduar të qëndrojë gjallë nën rrënoja dhe të sfidojë temperaturat e acarta.