Në një përditësim të fundit, Agjencia Kombëtare e Zjarrit të Tajvanit tha se mbi 660 persona jane ende të bllokuar pas tërmetit që goditi ishullin. Sipas agjencisë, numri i të vdekurve mbetet nëntë dhe 1067 persona janë lënduar. Të mërkurën, më shumë se 200 njerëz u strehuan në të gjithë qarkun Hualien dhe 10,000 familje ishin pa ujë.