Kufiri turko-sirian nuk po gjen qetësi nga pasgoditjet e tërmeteve. Pasgoditja më e fortë ishte ajo e mbrëmjes së të hënës, me mangitutë 6.4 ballë, e cila shkaktoi 6 viktima dhe plagosi mbi 200 persona. Ndonëse tërmetet shkatërrimtare kanë prekur vetëm disa provinca në Turqi e Siri, ekziston mundësia që toka të shkundet dhe në rajonet e tjera të të dyja vendeve.