Një tërmet shkatërrues me magnitudë 8.8 të shkallës Rihter u regjistrua herët në mëngjesin e së mërkurës pranë brigjeve të Gadishullit Kamchatka në lindje të Rusisë. Sipas orës lokale, lëkundjet ndodhën në orën 01:24, ndërsa epiqendra u lokalizua rreth 131 kilometra në juglindje të qytetit Petropavlovsk-Kamchatsky, në një thellësi vetëm 19.3 kilometra, gjë që e bën atë një tërmet të cekët dhe më të fuqishëm në sipërfaqe.