Një tjetër tërmet i fortë me magnitutë 6.4 ballë goditi rajonin turko–sirian këtë të hënë, duke shkaktuar të tjera dëme katastrofale. Pasgoditja u shënua në provinës Hatay të Turqisë në një thellësi prej 2 km, bëri të ditur Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane. Sipas mediave ndërkombëtare, tërmeti i fortë ndau në mes disa rrugë në Hatay, ndërsa momentalisht nuk raportohet për viktima apo të lënduar.