Një tërmet 3,6 ballë ka rënë mbrëmjen e kësaj të marte në qytetin e Lezhës dhe në zonën bregdetare të Shëngjinit. Lëkundjet e frota sizmike janë ndjerë në të gjithë zonën, për pasojë banorët e shtëpive dhe pallatave janë larguar nga banesat dhe e kanë kaluar natën jashtë në automjetet e tyre. Disa të tjerë, kanë fjetur në shezlonge, në frike se mund të kishte ndonjë lëkundje tjetër.