Ministrat e mbrojtjes së NATO-s do të diskutojnë për misionet e aleancës në Afganistan dhe Irak e pritet të shqyrtojnë vendimin nëse do të tërheqin forcat ndërkombëtare nga Afganistani në fund të prillit, pavarësisht rritjes së nivelit të dhunës. Takimi dy-ditor u ministrave u cel nje ne 17 shkurt dhe është diskutimi i parë i një niveli të lartë që kur presidenti amerikan, Joe Biden, mori detyrën në janar. Administrata e mëparshme amerikane e ish-presidentit, Donald Trump, kishte arritur marrëveshje me talibanët në mënyrë që të mundësohet tërheqja e trupave të huaja nga Afganistani.