Gjykata e Kurbinit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për 4 nga 5 të arrestuarit e akuzuar për grabitje dhe tentativë vrasje. Pasi kanë dëgjuar pretendimet e tyre, togat e zeza kanë lënë në burg pa afat Ibrahim Difën, Damian Lleshajn, Robert Laçin, Ilirjan Feçin dhe “Detyrim paraqitje” për Erjon Mulajn. Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe ka zgjatur përreth 120 minuta.