Një 28-vjeçar është vënë në pranga, pasi ka tentuar që t’I japë ryshfet punonjësit të Polcisë. I riu është konstatuar duke kryer manovra të rrezikshme në qëndra të banuara si dhe pa vendosur rripin e sigurisë. Pasi është kapur në shkelje 28-vjeçari ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë. Sipas policisë, me 28-vjeçarin shkon në 73 numri i personave të arrestuar “për korrupsion aktiv” të punonjësve të Policisë Rrugore e mbetur në tentativë.