Një shtetas është vënë në prangat e policisë së Cërrikut, pasi gjatë një konflikti ka tentuar të vrasë me mjet prerës, thikë, një person. Sakaq është proceduar në gjendje të lirë i plagosuri, i cili është jashtë rrezikut për jetën, pasi policia ka konstatuar se mbante në automjet, 1 shkop bejsbolli.