Policia e Kavajës arrestoi një 50 vjeçari të shpallur në kërkim nga gjykata e Durrësit që në korrik të vitit të kaluar me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë. I arrestuari është shtetasi Rakip Meçaj. 50-vjeçari është arrestuar nga shërbimet e policisë në Rrogozhinë.