Një 30-vjeçar është ndaluar në pikën kufitare të Morinës, si rezultat i kontrolleve në kuadër të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me objektiva goditjen e krimeve në kufi dhe parandalimin e lëvizjes së shtetasve që janë në kërkim. Nga verifikimet e detajuara dhe intervistimi në vijë të dytë, ai rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të autoriteteve austriake, për trafikim të lëndëve narkotike. 30-vjeçari me iniciale O.K. rezulton banues në Preshevë. Sakaq, Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Vienën, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Austri.