Një 21-vjeçar është arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar ‘Fluturimi’ në aeroporin e Rinasit. I riu trafikoi nga Dubai në Tiranë, mbi 26 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis që e kishte fshehur në bagazhet e tij. Sipas njoftimit zyrtar, 21-vjeçari ishte banues në Luksemburg. Policia ka sekuestruar sasinë e lëndës narkotike, sakaq njofton se po punohet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.