42 vjeccari i arrestuar pak ditë më parë në Fier pasi izoloi prindërit në banesë dhe tentoi t’i vinte flakën me benzinë do të shtrohet në një spital psikiatrik. Vendimi u mor nga Gjykata e Rrethit Gjyqsor Fier, e cila vlerësoi se Altjon Sulejmanaj vuan nga probleme të shëndetit mendor, për këtë arsye vendosi "Shtrim të detyruar në spitalin psikiatrik" për 42-vjeçarin.