Një person i armatosur ka tentuar të grabisë një bankë të nivelit të dytë në rrugën e Kavajës në Tiranë. Autori, i identifikuar si Bardhyl Fusha, është futur në ambientet e bankës me kallashnikov në dorë, teksa ka qëlluar një herë në dysheme për të trembur punonjësit, në mënyrë që t’i jepnin paratë. Pas sinjalizimit, ndërhyrja e uniformave blu ishte e menjëhershme, duke neutralizuar dhe arrestuar në flagrancë 58-vjeçarin, i cili nuk bëri rezistencë, por lëshoi armën dhe ngriti duart, duke mos përshkallëzuar më tej situatën. Nga e shtëna nuk raportohet për të lënduar, teksa mësohet se autori është me origjinë nga Librazhdi, por jeton në Tiranë. Policia po vijon hetimet për të zbuluar shkaqet e rrethanat e plota të ngjarjes.