Protestat e dhunshme vazhduan edhe të mërkuren në mbrëmje për të penguar miratimin nga autoritetet qeveritare të propozimit francez për një kompromis midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë që do t’i hapte rrugën Shkupit për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Një incident ka ndodhur në sheshin Skenderbe të Shkupit, ku pati të shtëna me armë zjarri, që nxiti më pas një shkëmbim të ashpër akuzash mes opozitës dhe partive në pushtet.