Pas prangosjes së Alban Gjonit dhe Rudor Ballës, është arrestuar nga Policia ditën e sotme Kristjan Lukaj, personi i tretë i cili në bashkëpunim me dy të rinjtë u përpoqën të mashtronin biznesemenen Vilma Nushi. 29-vjeçari banues në Shkodër, se bashku me dy të rinjtë u prezantuan si përfaqësues të biznesmenes Vilma Nushi duke u përpjekur që përmes mashtrimit, të përfitonin shumën prej 50 mijë euro.