Top News – Tensionet në veri të Kosovës / Stoltenberg bisedon me Kurtin dhe Vuçiçin
26/09/2021 18:58

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veri-atlantike, NATO, Jens Stoltenberg tha se ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq që të ulin tensionet në veri të Kosovës. Ai po ashtu u bëri thirrje palëve që t’i kthehen dialogut. “Kam biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq lidhur me nevojën për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës. Është vitale që Prishtina dhe Beogradi të tregojnë përmbajtje dhe t’i kthehen dialogut. Mandati i misionit të NATO-s, KFOR-it mbetet që të sigurohet që të ketë ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë”, ka shkruar në Tëitter, Stoltenberg. Për të shtatën ditë me radhë, dy rrugët që çojnë në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak mbeten të bllokuara, për shkak të kundërshtimeve të serbëve lokalë lidhur me masën e reciprocitetit për targat. Që prej 20 shtatorit, të gjitha automjetet nga Serbia që hyjnë në Kosovë, duhet të heqin targat dhe të përdorin targa të përkohshme të lëshuara nga autoritetet e Kosovës. Më 25 shtator u shënuan dy incidente në veri të Kosovës, për të cilat Prishtina e akuzoi Serbinë. Autoritetet njoftuan se është djegur Qendra e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok dhe është sulmuar Qendra e Regjistrimit Civil në Zveçan.

Top News- ‘Kush ndez zjarr përballet me ligjin’/ Flakët në Vaqarr, Bashkia Tiranë në gatishmëri
12/08 10:28
Top News- Rilindja e Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura, Rama nxjerr pamjet nga kantieri
12/08 09:18
Top Channel/ Aksident në aksin e vjetër Levan- Mifol, makina humb përfundon në kanal
11/08 23:01
Top Channel/ Zjarret “pushtojnë” vendin, evakuime nga veriu në jug
11/08 22:49
Top Channel/ Zjarr në Selitë, temperaturat e larta dhe era favorizojnë përhapjen e flakëve
11/08 21:57
Top News – U shpëtoi flakëve të aksidentit, ndërron jetë pas disa ditësh 15-vjeçari
11/08 21:00
Top News- Aksident në aksin e vjetër Levan- Mifol, makina përfundon në kanal, tre të plagosur
11/08 20:24
Top Channel/ Situatë tmerri nga zjarret, evakuohen 500 turistë te Syri i Kaltër
11/08 19:16
Top News – Përkeqësohet situate nga zjarret. Vatër masive te Syri i Kaltër, zhvendosen turistët
11/08 18:50
Top Channel/ Situatë emergjente në pyjet e Gramshit
11/08 18:43
Top Channel/ Zhdëpi në dru djalin e kriminelit serb, boksieri shqiptar për TCH: Më provokoi me…
11/08 18:42
Top Channel/Përkeqësohen flakët te “Syri i Kaltër”/ Evakuohen mbi 500 turistë, dy avionë drejt zonës
11/08 18:36
Top Channel/ Zjarri u afrohet banesave në Tërbaç të Vlorës, apel për ndërhyrje nga ajri
11/08 18:24
Top News – Protestë për News24. Gazetarë e politikanë: Mbyllja cenon lirinë e fjalës
11/08 18:08
Top News – Tirana ‘bombardohet’ nga flakët, tre vatra aktive përreth kryeqytetit
11/08 16:53
Top News- Pse u lirua vrasësi i Gjilanit/ Gjykata e Prishtinës sqaron rastin, pagoi garanci
11/08 15:59
Top News – Masat në Doganën e Durrësit. Përpunimi i kamionëve, Malaj inspekton procesin
11/08 15:58
Top Channel/ Durrës, 30 mijë pasagjerë! Rritet fluksi i udhëtimeve
11/08 15:32
Top Channel/ Radhë të gjata në kufi me Malin e Zi! Në Muriqan pritje me orë të tëra
11/08 15:30
Top Channel/ Radhë në Kapshticë! 24 orët e fundit hynë 7449 shtetas, fluks edhe në Qafë Thanë
11/08 15:27