Administrata amerikane ndan po të njëjtat shqetësime sikurse Kongresi për tensionet në veri të Kosovës. Pas letrës që senatorët amerikanë i drejtuan presidentit Joe Biden, një zëdhënës i Këshillit Kombëtar të Sigurisë i tha Zërit të Amerikës se zyrtarët e qeverisë amerikane duke përfshirë Shtëpinë e Bardhë dhe Departamentin e Shtetit, kanë punuar ngushtë me partnerët e Bashkimit Evropian për të gjetur një zgjidhje diplomatike për ngjarjet e fundit.