Nënpresidenti i Turqisë, Fuat Oktay, i bëri thirrje Bashkimit Evropian për drejtësi dhe barazi në vazhdën e tensioneve në Mesdheun Lindor. Në një intervistë ekskluzive me Anadolu Agency , Oktay tha se Turqia pret drejtësi nga BE-ja. Bazuar në këtë drejtësi, askush të mos presë që Turqia të bëjë hap mbrapa”. “Nëse përpjekjet e Greqisë për t’i zgjeruar ujërat e saj territorial me 12 milje nuk është shkas lufte, atëherë çfarë është?" tha më tej Oktay, duke theksuar se vendi "do të mbrojë të drejtat e tij në çdo metër katror në ujërat e Mesdheut Lindor, cilido qoftë çmimi”. Pamjet: AFP