Ministrja e Shendetesise Ogerta Manastirliu deklaroi se ne dy vite jane punesuar sipas merites përmes portaleve mjeke dhe inferimere për Shqiperinë, 600 mjeke dhe 2400 infermiere. Keto deklarata Manastirliu i beri gjate inspektimit te rikontruksionit të qendrës shëndetesore në Rrogozhinë, e shoqëruar nga ministrja Elisa Spiropali. Ajo tha serish se rritja e pagave për personelin shendetësor do të vihet në jetë së shpejti. Manastirliu deklaroi se pavarësisht situatës së epidemisë, ka vijuar puna për realizimin e projekteve të investimeve të ndërmarra në shëndetesi, ku edhe qendra shendetësore e Rrogozhinës kur të jetë gati do të ofrojë shërbim 24 orë për 14 mijë banorë të zonës.