Ashtu siç ishte paralajmëruar, marrja formalisht e detyrës për tre kryetarët e rinj të komunave të veriut të Kosovës nuk do të ishte aq e qetë. Në Leposaviq, Zubin Potok dhe në Zveçan drejtuesit e rinj shqiptarë të komunave me shumicë serbe hynë në zyrat e tyre me ndihmën e forcave të policisë.